Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shqipëri.
Ai është pritur në aeroportin e Rinasit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Në Rinas të pranishëm ishin edhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali dhe ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov.
“Nder i madh për të pritur Presidentin Zelensky në Tiranë. Një moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë”, shkruan Hasani, ndërsa ka ndarë foto nga pritja në Rinas.
Great honor to welcome President @ZelenskyyUa to Tirana.
A pivotal moment for fostering bilateral ties, and standing in solidarity with Ukraine in its heroic fight against Russia’s aggression.
🇦🇱🤝🇺🇦#WeStandwithUkraine pic.twitter.com/ngGan0Mdev
— Igli Hasani (@IgliHasani) February 27, 2024
Ndërsa Spiropali shkruan “Mirë se erdhët në Shqipëri President Zelensky”.
Ditën e nesërme nis samiti i rëndësishëm, Ukrainë-Evropa Juglindore. Fillimisht parashikohet një takim në kryeministri mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Ukrainës.
Më pas do t’i drejtohen pallatit të kongreseve nga ku në këtë tapet të kuq do të mbërrijnë në Samitin e organizuar nga Qeveria Shqiptare, 13 udhëheqës të 13 shteteve nga Europa Juglindore.
Pjesa e parë e samitit do të jetë e hapur nga kjo sallë për të vijuar me dyer të mbyllura e më pas konkluzionet do të jepen në një konferencë për shtyp.
Shqipëria e organizon këtë Samit në vazhdën e qëndrimeve të guximshme e të unifikuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-s me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Samiti vjen si një tjetër mbështetje për Ukrainën dhe në të denoncuarin e agresion të paligjshëm rus dhe krimet që ka sjellë ai.
Ftesë për të marrë pjesë ka edhe presidenti Serbisë Aleksandër Vuçiç vendi të cilit është përfshirë në mitingje pro-ruse. Pjesëmarrja e mundshme e Vuçiç nuk do të mirëpritet nga Moska të cilës Serbia ka refuzuar t’i vendosë sanksioneve siç ka kërkuar BE-ja.
Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani. Ky Samit shihet si një mundësi e mirë për intensifikimin e përpjekjeve në njohjen shtet të Kosovës nga Ukraina. Presidenti Turqisë Rexhep Tayip Erdogan do t’i bashkohet samitit përmes një video-mesazhi nga Ankaraja.
Top Channel