Ngacmoi seksualisht në rrugë një të mitur, arrestohet 50-vjeçari nga fshati Luz i Vogël

27/02/2024 12:52
Foto ilustruese

Një 14-vjeçare ka denoncuar një person për ngacmim seksual në Kavajë.

E mitura ishte duke ecur në rrugë kur 50-vjeçari P.Xh nga fshati Luz i Vogël e ka ngacmuar në mënyrë të pahijshme.

“Kavajë/Ngacmoi seksualisht, në rrugë, një 14-vjeçare, menjëherë pas kallëzimit, Policia vë në pranga 50-vjeçarin.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një të miture, se ishte ngacmuar  seksualisht, në rrugë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Kavajë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit P. Xh., 50 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA