Pakënaqësitë e shqiptarëve! Sociologia shpjegon se nga vjen ndjesia: Vështirësitë e mëdha ekonomike, pagat e ulëta, të pasigurt në vendin e punës…

26/02/2024 12:47

Shqiptarët janë të pakënaqur me jetesën, dhe këtë e vërtetoi edhe njëherë Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, që prezantoi në fund të muajit janar raportin vjetor për tranzicionin.

Mes të tjerash, raporti vënë dukje së Shqipëria është i vetmi vend në Evropën juglindore ku kënaqësia e jetesës nuk është rritur krahasuar me vitin 2016.

Por cilat janë arsyet që shkaktojnë këtë pakënaqësi?

“Pakënaqësitë më të mëdha të qytetarëve shqiptarë mendoj se lidhen me korrupsionin e kudogjendur, me kushtet e vështira ekonomike dhe me mungesën e besimit të një e ardhme ndryshe nga e sotmja. Në përgjithësi njerëzit janë të shqetësuar nga varfëria që gjendet kudo, apo edhe nga korrupsioni në shërbime, cilësia e ulët  e shërbimeve, në arsim, vështirësitë në marrjen e shërbimeve shëndetësore. Mungesa e shërbimeve në zona të ndryshme të vendit, të gjitha këto bëjnë që një e përditshme në familjet shqiptarë të jetë në vështirësi”- tha Entela Binjaku, sociologe.

Kur thuhet gjendje e pakënaqshme ekonomike, çfarë duhet të kemi parasysh?

“Vështirësitë e mëdha ekonomike, pagat e ulëta, të pasigurt në vendin e punës, mungesa për të paguar qiranë apo për të blerë një apartament. Mënyra si trajtohen në vendin e punë mungesa e meritokracisë, ka bërë që kryesisht të rinjtë të largohen. Kjo ka prodhuar rënie të lindshmërisë, braktisje të zonave të ndryshme të Shqipërisë, tkurrje të popullatës, sikundër dhe emigrim të vazhdueshëm”- u shpreh Binjaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA