Një adoleshent ka vrarë veten tragjikisht në Britani pasi shantazhohej me foto nudo të marra nga mashtrues të rrjetit, u tha sot në seancën e çështjes.
16 vjeçari i talentuar Dinal De Alwis, shpresonte të studionte në Universitetin Cambridge dhe sapo kishte nisur vitin e ri shkollor, kur ishte kontaktuar nga dikush në rrjetin Snapchat, që në fakt ishin mashtrues interneti nga Nigeria. Dinal kishte dërguar dy foto kompromentuese të vetes – për të cilat mashtruesit kërcënonin se do t’i dërgonin “të gjithë të njohurve të tij online” nëse nuk paguante 100 paundë, u tha në seancën gjyqësore të çështjes.
Por studenti ishte larguar nga shtëpia e tij në jug të Londrës dhe kishte regjistruar një video ku njoftonte se do të vriste veten. Babai i tij Kaushallya De Alwis shprehte dhimbjen për “djalin e shkëlqyer” që u nda para kohe nga jeta.
Duke kujtuar ditën e zhdukjes së Dinal ai tha: “Ai i shkroi gruas time, i tha se na donte shumë, dhe i tha dy vëllezërve të kujdeseshin për prindërit.”
Policia britanik tha se nuk mund të gjurmonte mashtruesit të cilët operonin nga Nigeria.
Ata shtonin se Dinal besonte se fotot e tij ishin shpërndarë në rrjet, dhe u gjet i vdekur nga vetëvrasja disa orë pasi kishte dalë nga shtëpia.
Babai tij De Alwis tha për mjekun ligjor: “Dinal ishte një djalë i kujdesur, kishte nota të shkëlqyera. Ne vijmë nga Sri Lanka, dhe ishim krenarë që ai fliste aq mirë anglisht. Ai është humbja më e madhe për ne”.
Zyrtarët shtonin se mashtruesit kishin identitetin e një vajze që i dërgonte foto erotike, dhe i kërkonte në këmbim imazhe të tij.
Babai tij shtonte ‘Dinal kishte pasur të dashura dhe fliste hapur për to, nuk e di si ndodhi dhe tani shqetësohem për djemtë e tjerë”.
Një zëdhënës i rrjetit Snapchat tha për tragjedinë: “Çdo shfrytëzim seksual i të rinjve është i tmerrshëm dhe ne punojmë në shumë mënyra për të zbuluar dhe parandaluar këto abuzime në bashkëpunim me policinë”.
Top Channel