“Nuk vija dot sepse…”/ Dëshmon shoqja e universitetit e 19-vjeçares që dyshohet se vrau të atin, si e ‘thuri’ planin dhe justifikoi mungesat

26/02/2024 17:15

Shoqja e Hygerta Metës, e cila ndodhet në burg për vrasjen e babait të saj, Pëllumb Metës dhe asgjësim e trupit të tij, në bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë të familjes, tregon komunikimin me të në ditët e fundit. 

Hygerta studionte në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Shoqja e saj e universitetit ka dëshmuar planin e 19-vjeçares në lidhje me mungesat në shkollë dhe se çfarë u kishte thënë atyre.

“Të hënën dhe te martën nuk ka ardhur, te mërkurën ka ardhur. E pyetëm dhe na tha se ka pasur një rast vdekjeje të një kushëriri 21-vjeçar dhe duhet të ishte pjesë me nda kafet. Në leksione ishte aty, derisa kemi mbaruar mësimin të enjten. Pastaj të premten nuk erdhi, ka marrë leje, i ka thënë zyshës unë do të mungoj ca ditë”, tregon shoqja e Hygertës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA