“Një veprim i tillë do sillte përshkallëzim”/ Kryeministri i Sllovakisë: Vendet e NATO-s dhe BE-së po shqyrtojnë dërgimin e trupave atje

26/02/2024 16:49

Disa vende të NATO-s dhe BE-së po shqyrtojnë dërgimin e trupave në Ukrainë, kështu tha kryeministri i Sllovakisë, Rroberto Fico.

Ai shtoi se nuk e dinte se çfarë do të bënin në vend, por e ka mësuar informacionin nga shënimet në përgatitje për një takim të liderëve evropianë në Paris.

“Një veprim i tillë do të çonte në përshkallëzim”, deklaroi Fico, i cili ka kundërshtuar prej kohësh furnizimet ushtarake për Ukrainën dhe ka marrë një pozicion që nga disa kritikë shihet si pro-rus.

Unë do të kufizohem të them se këto teza nënkuptojnë se një numër i vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së po mendojnë se do të dërgojnë trupat e tyre në Ukrainë në baza dypalëshe. Nuk mund të them se për çfarë qëllimi dhe çfarë duhet të bëjnë atje“, tha ai.

Top Channel