Merr tjetër rrjedhë krimi në Durrës! Djali i Pëllumb Metës: Të flasë ai që e ka bërë, motra qëlloi babanë! Kishte konflikte
26/02/2024 12:30
Merr tjetër rrjedhë krimi në familje në qytetin e Durrësit, ku mbeti i vrarë kryefamiljari Pëllumb Meta. Djali i madh Hysen Meta ka mohuar vrasjen e të atit dhe shprehet se motra e tij e vogël e ka kryer këtë krim.
“Nuk ka shkak fare se nuk e kam bërë. Të flasë ai që e ka bërë. Kam parë që motra e vogël ka qëlluar babanë Motra ka pas konflikte. Një nga arsyet se donte ta fejonte me zor dhe kishin debatuar shumë herë”, u shpreh ai në gjyq.
Top Channel