Djali i vogël i Pëllumb Metës ka dëshmuar në gjyq, ku shprehet se nuk ka qenë në dijeni të ngjarjes, pasi ka qenë në punë.
Amarildo: S’kam qenë në dijeni të ngjarjes. Kam qenë në punë. E dija që kishte konflikte me mamin e motrën, po unë nuk i kam parë vetë. Më ka thënë motra që donte ta fejonte me zor. Jo babi.
Avokati i Hysenit djalit të madh të familjes, kërkoi masë më të butë, arrest në shtëpi, meqë nuk e pranon krimin. Sipas tij problematika ka qenë në lidhje me të motrën, jo me Hysenin.
Avokatja e Hygertës dhe Amarildos kërkoi masë më të butë për Hygertën pavarësisht ndryshimit të qëndrimeve të saj derisa të përcaktohet vepra penale ndaj saj. Edhe për Amarildon masë më të butë pasi nuk ka qenë prezent dhe pse ka bashkëpunuar më pas. Akuza kërkoi sërish arrest në burg dhe tha se do të verifikohen qëndrimet e ndryshuara në seancë.
Gjykata u tërhoq për vendim, ndërsa Hyseni teksa flet me avokaten Gecaj, i thotë se Amarildo s’ka lidhje e s’duhet të jetë në burg.
Top Channel