Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz shpallet fajtor për dëshmi të rreme (fotot)

24/02/2024 16:43

Një gjykatë në Vienë ka shpallur ish-kancelarin e vendit Sebastian Kurz fajtor për dëshmi të rreme dhe e ka dënuar me tetë muaj burg, dënim që është pezulluar.

Ai është shpallur fajtor për deklarata të rreme në hetimet parlamentare mbi korrupsionin e qeverisë së tij, dhe ndërhyrje në një çështje prokurimesh.

Dënimi i Kurz vjen pas një gjyqi katër-mujor, duke u bërë gjithashtu kancelari i parë austriak në 30 që gjykohet për korrupsion.

37-vjeçari Kurz qëndronte palëvizur teksa gjykatësi Michael Radasztics lexonte verdiktin në sallën e mbushur me njerëz. Ai pritet të apelojë vendimin.

Kurz la postin e tij në 2021 mes akuzave të abuzimeve financiare të zyrtarëve të tij.

Pjesë e hetimeve ishte përfshirja në zgjedhjen e drejtuesve të një kompanie të re shtetërore OBAG, që duhet të ishte përgjegjësi e ministrit të financave.

Kurz përpiqej të mos i jepte rëndësi rolit të tij në emërimet, duke thënë se ishte “përfshirë për t’u informuar” dhe jo me rol aktiv në emërimet.

Por prokurorët provuan se Kurz kishte bërë vetë emërimet dhe prezantuan shkëmbimet e mesazheve të tekstit mes tij dhe ndihmësit të ngushtë Thomas Schmid, që u bë më pas drejtues i OBAG në qeverinë e Kurz.

Më pas një video u publikua kur zv. kancelari i Kurz, Heinz-Christian Strache i ofronte favore një investitori rus, çka solli dhe dorëheqjen e kancelarit në tetor 2021.

Disa muaj më vonë Kurz njoftoi largimin nga politika duke thënë se po bëhet sipërmarrës dhe ‘lobist’./DW/

FOTO GALERI
1/3
Më pas një video u publikua kur zv. kancelari i Kurz, Heinz-Christian Strache i ofronte favore një investitori rus, çka solli dhe dorëheqjen e kancelarit në tetor 2021.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA