Balonë “spiune” në SHBA: Ka hyrë në hapësirën ajrore! Përgatitet ushtria

24/02/2024 07:21

Ushtria amerikane është vënë në lëvizje dhe pas njoftimeve se një balonë që është duke lëvizur në lartësi të mëdha mbi pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara, nisi avionë luftarakë për ta gjurmuar objektin e dyshimtë.

Zyrtarë vendas megjithatë u përpoqën të qetësojnë opinionin publik duke e siguruar se nuk ka asnjë rrezik për askënd as në tokë dhe as në ajër. Balona është parë të kalojë mbi Colorado e Utah. Sipas Komandës së mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD) ajo po shtyhet nga era në një lartësi prej rreth 14 kilometrash.

Avionët luftarakë u dërguan për të kapur balonën mbi shtetin e Jutës dhe nga sa është parë, ajo nuk ishte e manovrueshme dhe nuk paraqiste një kërcënim për sigurinë kombëtare”, thuhet në një deklarate të saj. Ushtria amerikane ka qenë shumë më e vëmendshme dhe e ka forcuar vëzhgimin e qiejve brenda dhe përreth Shteteve të Bashkuara pas zbulimit të një balone spiune kineze, siç e përshkroi Washingtoni, e cila kaloi mbi territorin e vendit në shkurt 2023.

Zyrtarët kinezë thanë se ajo ishte balonë meteorologjike dhe kishte “devijuar nga kursi i planifikuar”. Por Pentagoni i hodhi poshtë këto pohime, duke thënë se balona ishte projektuar për përgjim të aktiviteteve në tokë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA