“Tempulli 2”/ Kishte ndarë drogën në qindra doza për ta shitur, arrestohet 49-vjeçari në Elbasan

23/02/2024 10:26

Një 49-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap me kokainë, të cilën e kishte përgatitur në doza për ta shitur.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij dhe në banesë u gjet një sasi kokaine e ndarë në qindra doza, gati për shitje dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA