Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka ndarë në platformën “X” një foto gjatë forumiut të “Raisina Dialogue” me Sekretarin e Përgjithshëm të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), Stefano Sannino.
Ai shprehet se në këtë forum ka theksuar angazhimin e Shqipërisë për t’u linjëzuar me politikën e jashtme të BE-së, rëndësinë e progresit në procesin screening si dhe gatishmërinë për të hapur kapitujt themelorë.
“Një takim mjaft i mirë gjatë forumit të “Raisina Dialogue” me Sekretarin e Përgjithshëm të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), Stefano Sannino.
Theksova angazhimin e Shqipërisë për t’u linjëzuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së, rëndësinë e progresit në procesin screening si dhe gatishmërinë për të hapur kapitujt themelorë.
Përballë sfidave globale, përshpejtimi i procesit të integrimit në BE për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor mbetet vendimtar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe evropian”, shkruan ministri Hasani.
Very good meeting on the sidelines of the @raisinadialogue with @EEAS_SecGen Stefano Sannino. Emphasized Albania’s commitment to fully align with EU 🇪🇺 foreign policy and its significant progress in the screening process, and readiness to open fundamental chapters.
In the face… pic.twitter.com/Ijf5DdKyvc
— Igli Hasani (@IgliHasani) February 23, 2024
Top Channel