Mashtronte qytetarët përmes aplikacionit Booking, ndalohet 42-vjeçari në Tiranë, zbulohet skema që vepronte

23/02/2024 14:42

Një 42-vjeçar është ndaluar në Tiranë pasi mashtronte qytetarët përmes aplikacionit Booking.

I arrestuari F. A., 42 vjeç, banues në Vlorë nëpërmjet ndërhyrjeve në sistemet kompjuterike ka mundur të depërtojë në sistemin e aplikacionit “Booking”, të një hoteli në Tiranë, duke marrë në posedim të dhënat e klientëve.

Më pas ai u dërgonte e-mail, duke i mashtruar online, për të përfituar shuma të ndryshme parash prej tyre.

Sipas policisë, vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

“Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike finalizon pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacionin policor “Man in the middle”. Ndërhynte në sistemet kompjuterike të aplikacionit Booking, duke mashtruar shtetas të ndryshëm, për të përftuar shuma parash, vihet në pranga 42-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Man in the middle”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi F. A., 42 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas, nëpërmjet ndërhyrjeve në sistemet kompjuterike, ka mundur të depërtojë në sistemin e aplikacionit “Booking”, të një hoteli në Tiranë, duke marrë në posedim të dhënat e klientëve. Më pas u dërgonte e-mail, duke i mashtruar online, për të përfituar shuma të ndryshme parash prej tyre. Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, sipas policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik’, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA