Aksident me pasojë vdekje në aksin rrugor Milot-Morinë! Automjeti përplaset me barrierën anësore vdes shoferi 21-vjeçar
23/02/2024 08:47
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 5:00 në aksin rrugor Milot-Morinë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës.
Në makinën e tipit “Volksëagen” udhëtonin dy persona. Shoferi 21-vjeçar Albert Shullani ka mbetur i vdekur për shkak të dëmtimeve që ka marrë, ndërsa pasagjeri Kristian Arra është dërguar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel