Foto ilustruese

Prokurorja e shkarkuar Daniela Sulaj është rikthyer në detyrë, kjo pasi trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shpalli vendimin.

Sulaj ka kërkuar më parë rivlerësimin, për vendimin e dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi nga këta të fundit është dhënë më 27.02.2021.

Gjatë ditës së sotme u vendos që prokurorja Daniela Sulaj të rikthehet në detyrë. Vendimi hyn menjëherë në fuqi.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 61/2021, datë 28.10.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Daniela Sulaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 426, datë 27.07.2021.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 426, datë 27.07.2021 dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Daniela Sulaj”, thuhet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA