Postonin video të 10-vjeçarit me fjalë banale, për përfitime në TikTok, Gjykata lë në burg babanë dhe gjyshen e të miturit

22/02/2024 15:29

Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” pa afat për Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku.

Nënë e bir postonin në TikTok video të të miturit, djalit të Armando Kumarakut (44-vjeç), me fjale banale për arsye përfitimi dhe për të marrë sa më shumë klikime. Ata djalin dilnin live në këtë rrjet social me njerëz të tjerë dhe e mësonin 10-vjeçarin si t’i shante me fjalë të rënda dhe denigruese.

Ata u arrestuan dje në Sarandë dhe më pas u shoqëruan në në Komisariatin e Policisë Kuçovë, ndërsa denoncimin e bëri ish-gruaja e 44-vjeçarit njëkohësisht dhe nëna e 10-vjeçarit dhe menjëherë është regjistruar procedimi penal për këtë rast.

Në një video live, shihet djali 10-vjeçar me të atin, Natasha dhe disa persona të tjerë. I mituri nuk ka reshtur së ofenduari me fjalë banale një grua tjetër, ku i ati e mësonte se çfarë t’i thoshte, ndërkohë që gjyshja e tij e shikonte dhe qeshte.

Natasha është një personazh i njohur për publikun, pasi para disa vitesh historia e saj me nusen ka bërë xhiro në rrjetet sociale. Ajo u përball live në një studio televizive me ish-nusen ndërsa ziheshin për kujdestarinë e djalit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA