Protesta jashtë dyerve te Kuvendit nga shoqatat që mbrojnë mjedisin nuk e ndali dot miratimim në projekligjin për zonat e mbrojtura.
74 socialistë ngritën dorën në Parlament duke miratuar ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Pas votimit Ministrja Kumbaro tregoi kufinjtë të cilët nuk preken.
Por, opozita nuk mendon njësoj. Miratimi i ligjit për demokratët i hap rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura në 20 përqind të territorit në 61 bashki të vendit.
Beteja për zonat e mbrojtja pritet te zhvendoses në një tjetër institucuon atë të Gjykatës Kushtetuese.
Ligji për zonat e mbrojtura ka tërhequr vëmendjen edhe të ndërkombëtarëve. Zyra e delegacionit të BE njoftoi monitorim të zbatimitit të ligjit në terren.
Top Channel