Ligji për zonat e mbrojtura, Kumbaro: Janë disa linja të kuqe që nuk mund të preken! Do ketë ndërtime ekologjike dhe miqësore me mjedisin

22/02/2024 11:00

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro deklaroi se në lidhje me miratimin e ligjit për ndërtime në zonat e mbrojtura ka pasur shumë konsultime pubike, ndërsa theksoi se disa linja të kuqe nuk do të preken, pra disa territore të zonave të mbrojtura, sipas direktivave të BE. 

“Vjen në parlament si një nisëm deputetësh që marrin spunto nga një kërkesë e shumë kryetarësh bashkish. Kanë pasur të drejtat legjitime për të kërkuar një tjetër bashkëpunim. Në dijeninë e të gjithëve ka pasur shumë konsultime publike, kryesisht të organizatave mjedisore. Qeveria është marrë gjatë me atë draftligj e kam shprehur edhe informalisht me takimet me shoqërinë civile që janë disa linja të kuqe që nuk mund të preken. Të mos preken direktivat e BE-së. Nuk do të preket sipërfaqja e territorit të zonave të Mbrojtura. Nuk do të ketë ndarje të territorit të zonave të mbrojtura me bashkitë do të vazhdojnë që të administrohen nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura. Duhet të ketë rregulla të qarta. Në këto territore jetojnë njerëz prej shekujsh.

Amendimet që u miratuan sot japin rrugë për rregulla shumë të qarta. Pjesa tjetër e rëndësishme, vetëm në zonat e parashikuar për brenda kritereve shumë strikte do të jenë të mundura të zhvillohen me 3,4 filtra disa ndërtime ekologjike dhe miqësore me mjedisin. Ka disa vija të kuqe që nuk preken pasi prekin thelbin e ndryshimeve. E rëndësishme është të ruajmë lidhjen e njeriut me territorin. T’u japim mundësinë shqiptarëve që të jetojnë aty. Atje ku kërkojmë të bëjmë turizmin natyror duhet ofruar edhe shërbime që janë miqësore me mjedisin. Dua të siguroj të gjithë se komunikimi me komunitetin me bashkitë, u japim një zgjidhje kompromisi. Nuk pikasim asgjë pasi asgjë nuk është parashkruar. Ne vendosim rregulla. Kriteret përcaktohen nga ekspertët e ministrisë”, tha Kumbaro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA