Kërkohej në Sarandë për trafik droge/ Kapet në Selanik 32-vjeçari, si u shpëtoi nga duart policëve në vitin 2019

22/02/2024 13:32

Policia greke ka arritur të kapë në Dhiavata të Selanikut, të kërkuarin nga Interpol Tirana, Adriatik Xhini, 32 vjeç nga Ksamili.
Sipas policisë greke, Xhini kërkohej në Shqipëri për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim”, gjatë periudhës 1 prill 2019 – 23 prill 2020.

Në 1 prill 2019, ai u shpall në kërkim nga policia e Sarandës pas sekuestrimit të një çante me 22 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek, në vendin e quajtur “Likojani” në Konispol.

Gjatë atij operacioni u arrestuan dy transportues nga Bërzhita e Tiranës dhe Polisi i Librazhdit, ndërsa u shpall në kërkim Xhini dhe shtetasi D. A.

Xhini rezulton të jetë arrestuar edhe në vitin 2018 nga policia e Sarandës në kuadër të operacionit “Transferimi” ku ranë në pranga 4 persona pas gjetjes së 7 dozave kokainë dhe dyshimeve se ky grup kishte lidhje me një sasi prej 18 kg marijuane të gjetur në Ksamil, por ishte liruar më pas nga Gjykata e Sarandës.

Xhini ka qenë me parë i dënuar nga Gjykata e Sarandës në vitet 2013 dhe 2014 me 13 muaj burg për “kundërshtim i punonjësit të policisë”, “plagosje e lehtë me dashje”, “shkatërrim prone”, “drejtim mjeti pa patentë”, ndërkohë që gjatë arrestimit në 2015 si i kërkuar për këtë dënim, iu gjet edhe një dorezë metalike,e konsideruar armë e ftohtë.

Edhe ne vitin 2012 ai rezulton i arrestuar, pasi ishte ne kerkim, serish per nje plagosje te kryer ne Ksamil.

Policia greke ka nisur procedurat per ekstradimin e tij ne Shqiperi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA