Rama për protestën e Rithemelimit: Nuk e ndjek opozitën, nuk kam asnjë interes

21/02/2024 19:13

Pas mbledhjes së Asamblesë së PS-së, kryeministri Edi Rama, dha deklaratë për mediat, ku foli edhe për opozitën.

Ai tha se nuk e ndjek opozitën dhe se nuk ka interes të dijë për të. Ndër të tjera foli edhe për Amnistinë, teksa shtoi se nuk ka dijeni për agjendën e nesërme.

Rama: Opozita në fakt nuk është opozitë, janë konglomerate, grupe. Realisht nuk kam asnjë interes. Nuk e ndjek opozitën. Ligjet kalojnë në një kohë shumë të shkurtër sepse nuk ka në sallë kushtet për të kaluar në një kohë të gjatë. Nuk janë kushtet për tu debatuar dhe ballafaquar. Nuk jam në dijeni në këtë moment të axhendës së Parlamentit nesër nëse do të miratohet nesër Amnistia. Nuk e di si është axhenda, por mund të them që është bërë një diskutim për një keqkuptim total dhe është adresuar sot nga Ministri i Drejtësisë.

Gazetarët: Lulzim Basha tha se nuk do të jepte votat për Amnistinë?

Rama: Kush është ky? Sa ka qenë ora?

Gazetarët: Gjatë paradites së sotme.

Rama: Ka qenë ende përgjumësh kur e ka thënë.

Gazetarët: Sistemi i patronazhimit?

Rama: Sistemi i patronazhimit është aktiv edhe kur ju flini, jo më kur fle opozita, që jemi patronazhistë dhe ne të tjerët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA