Arsenal u shtang në Portugali nga Porto në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-tave në Champions League.
Ishte një ndeshje e ekuilibruar, por që vendasit ia dolën ta zhbllokonin vetëm në minutat shtesë të pjesës së dytë pas një goli të Galenos. Kualifikimi do të vendoset në Londër aty ku të besuarit e trajnerit Mikel Arteta do të tentojnë përmbysjen.
Ndërkohë, në Itali, Napoli shmangu disfatën teksa e mbylli në barazim 1-1 ndeshjen ndaj Barcelonës. Në minutën e 60, Robert Lewandowski ndëshkoi skuadrën tashmë të drejtuar nga Francesco Calzona. Megjithatë, bomberit polak iu kundërpërgjigj pas 15 minutash Victor Osimhen.
Përfundimisht, ndeshja në stadiumin “Maradona” u mbyll me shifrat 1-1 teksa në të dyja takimet, kualifikimi për në çerekfinale mbetet plotësisht i hapur dhe do të vendoset në ndeshjet e kthimit./SuperSport
Top Channel