Në Shqipëri është çelur shpesh debati për mundësinë e përhapjes së autizmit për shkak të vaksinave te fëmijët.

Por, studimet treguan se vaksinat nuk kishin asnjë efekt të tillë negativ. Pretendimet ishin të pabaza dhe janë konsideruar shpesh teori konspiracioni.

‘Janë bërë studime dhe është zbuluar që nuk ka asnjë lloj lidhjeje me asnjë lloj vaksine me ato që i quajmë ne çrregullime të spektrit të autizmit’- u shpreh epidemiologu, Ilir Alimehmeti.

Faktorët mjedisor, ndotja e ajrit renditen si elementë kryesor në shkaktimin e një sërë sëmundjesh. Në të gjithë botën po kryhen studime për secilin element. Në vendin tonë, pavarësisht se raportohen shifra të larta të personave me autizëm, jemi shumë larg marrjes së masave dhe vlerësimit të faktorëve që ndikojnë.

‘Vitet e fundit vihet re më shumë, por rritja është parë kohë më përpara. Mund të jenë ndotës të ndryshëm të ajrit, të ujit, të zinxherit ushqimor, po kryesisht të ajrit’- u shpreh epidemiologu, Ilir Alimehmeti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA