Amnisti edhe për zyrtarët/ Projektligji i mazhorancës, ministri Manja: Përfitojnë të dënuarit për vepra të lehta

21/02/2024 20:11

Projektligji për amnistinë penale që maxhoranca socialiste ka dërguar për votim të enjten në Parlament, parashikon ulje dënimi edhe për zyrtarët që janë dënuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.

Ministri Drejtësisë Ulsi Manja e pranoi një nisëm të tillë, por shtoi se bëhet fjalë për vepra të lehta. Ai e vlerësoi projekt ligjin e amnistisë, si akt jo i qeverisë, por i sovranit, duke ia lënë autorësinë e propozimeve të reja,  deputetëve në Komisionin e Ligjeve.

“Jo vepra nga gjykata speciale  Në komisionin e ligjeve ka patur amendamente një nga propozimet në kategorinë të përfshihen ulje dënimi dhe ata Gjykata Speciale”, tha Manja.

Ministri Manja dha këtë argument përse mbështeti propozimin  e ardhur nga deputetët socialist në komisionin e ligjeve.

“Të respektohet barazia neni 18 kushtetutës. Ne dhamë dakortësin për këtë amendament“, u shpreh ai.

Në një kohë kur Lulzim Basha e kushtëzoi votën e deputetëve të tij, si do tija arrijnë socialistët 84 vota për ta miratuar amnistinë?

“Nuk mund të kondicionohet vota nga axhenda të vogla politike”, u shpreh Manja.

Nga projektligji amnistisë që kërkon 84 vota të cilat socialistët nuk i kanë, pritet të përfitojnë rreth 700 të dënuar dhe mbi 2500 persona në shërbim prove të dënuar me vendim të formës së prerë deri me 31 Janar 2024. Përjashtohen nga amnistia të dënuarin me burgime të përjetshme dhe krime të rënda.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA