Modeli me origjinë shqiptare, Elton Ilirjani ia dedikoi sfilatën e organizuar nga Tajlanda në New York një transgjinoreje nga Tirana.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, biznesmeni shqiptar shkruan se këtë ecje ia dedikon Anxhelës.
“Plani i Zotit! Këtë ecje ia dedikova Anxhelës, e cila ka vuajtur urrejtjen, diskriminimin, dhunën, varfërinë, trishtimin dhe të gjitha vështirësitë e paimagjinueshme më të mëdha vetëm sepse ishte transgjinorja e parë në Shqipëri! E njoh prej kohësh dhe e di sa e bukur dhe e guximshme është brenda. Sa e fortë është dëshira e saj për të jetuar lirisht dhe në maksimum. Ajo ka vuajtur shumë dhe është ende e bukur dhe plot humor! Sigurisht që shumica e popullit dhe autoriteteve shqiptare e shohin atë qesharake dhe me dikë për t’u argëtuar, dikë që nuk duhet marrë seriozisht! Por unë e them hapur dhe drejtpërdrejt: Anxhela është një nga njerëzit që kam më shumë respekt dhe një nga shpirtrat dhe qeniet njerëzore më të pakta shqiptare”.
Top Channel