Shtyhet seanca ndaj Erzen Breçanit/ Shtrohet në spitalin e burgut, gjykata pranon kërkesën për ekspertizë mjekësore

20/02/2024 13:07

Seanca gjyqësore ndaj ish-nën drejtorit të Policisë së Tiranës është shtyrë për në datën 23 shkurt.

Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e avokatëve të Erzen Breçanit për të kryer ekspertizë mjekësore, pasi prentedojnë se ka probleme me zemrën dhe qëndrimi në qelinë e paraburgimit i rrezikon jetën.

Seanca e radhës u shty për ditën e premte, ku do paraqiten dy mjekët që do kryejnë akt ekspertimin.

Avokatët e Breçanit kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore, ndërsa ai ndodhet i shtruar në spitalin e burgut.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit në janar të këtij vitit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për masën e sigurisë ndaj Erzen Breçanit, Dedan Gjonit, Besmir Muratit dhe Bujar Ajetit, të cilët mbeten në burg, të cilët funskiononin si grup i strukturuar kriminal për trafik droge, pastrim parash.

Zbërthimet e komunikimeve në “Sky” lidhën 11 persona mes policisë krimit dhe ish-zyrtarëve të lartë në trafik droge, pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal. Por asnjë prej pjesëtarëve nuk ishte një emër i panjohur. Figura qendrore është Ervin Mata, i cili në komunikime del se në këtë aktivitet i është bashkuar edhe i kunati Eraldi Breçanit, djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë Tiranë. Të dy nuk mundën dot të arrestohen ndërkohë që Erzen Breçani ra në pranga me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit dhe pastrimit të parave.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA