![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/0-2025-02-06T224655.867-800x450.jpg)
06/02 22:47
Familjarët e pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi po zhvillojnë një protestë sot.
Ata i janë drejtuar rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe kërkojnë lirimin e 134 pengjeve që besohet se mbahen ende në Gaza nga Hamasi.
Një protestuese, Ila Metzger , vjehrri i së cilës është ende peng i Hamasit, u shpreh: “Netanyahu, jam i lodhur. 134 pengje. Nëse do të ishte vajza juaj, çfarë do të bënit?”.
Protestuesit po i kërkojnë qeverisë izraelite që të ketë prioritet lirimin e pengjeve duke bërë një marrëveshje armëpushimi me Hamasin, sipas medias së huaj.
Top Channel