Katër persona mbetën të plagosur këtë të hënë në’ vendin e quajtur “ish-grumbullimi” në Burrel, pasi makina tip “Benz” humbi kontrollin.

Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre.

Shëbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje drejtuesit të mjetit Y.Xh., i cili pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendngjarja.

Ende nuk ka detaje nga ngjarja nëse shoferi ishte nën efektin e alkoolit apo substancave narkotike, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Me datë 19.02.2024, në vendin e quajtur ‘ish grumbullimi’ në qytetin e Burrelit, shtetasi Y.Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar 4 shtetas (këmbësorë), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Shëbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje drejtuesit të mjetit shtetasit Y.Xh., i cili pasi ka shkaktuar aksidentin, është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA