
03/03 17:55
Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë paraditen e së martës në një vizitë zyrtare të Turqi.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se në Ankara kryeministri do të pritet prej atij që e quan ‘mik personal’, presidenti Recep Tayyip Erdoğan.
Pritet edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve, përmbajtja e të cilave nuk bëhet ende publike.
Kryeministri shoqërohet në këtë vizitë prej ministrit të punëve të Jashtme Igli Hasani. Kryeministri Rama gjatë tre mandateve qeverisëse çdo vit ka qenë një vizitor i rregullt në Turqi.
Ndërkohë Presidenti Recep Tayyip Erdoğan vizitoi vendin tonë në 17 Janar 2022 ku edhe inaguroi apartament e reja në Laç dhuratë e Turqisë pas tërmetit shkatërrues në vendin tonë.
Top Channel