Deklarata e fortë e gruas së Navalnyt: U helmua me Novichok, Putini e vrau! Do të nxjerr emrat e personave të përfshirë

19/02/2024 12:43

Pretendimi se Alexei Navalny, rivali kryesor i Vladimir Putinit në Rusi, u helmua me kimikatin Novichok u ndez më tej ditën e sotme, pasi gruaja e tij ka postuar një video në rrjetet sociale, ku thotë:

Përshëndetje, unë jam Julia Navalnaya. Dikush tjetër duhet të ishte në vendin tim, por ai u vra nga Vladimir Putin. Diku në një burg në Rrethin Arktik, Putini jo vetëm që vrau Alexei Navalny si person, ai donte të vriste shpresën tonë, lirinë, të ardhmen tonë.

Ajo akuzoi Rusinë se fsheh trupin e burrit të saj sepse sipas saj, ajo që Moska pret është që gjurmët e novichok të zhduken nga trupi i tij.

Në video, e veja e Navalny zotohet gjithashtu se do të bëjë publike emrat e personave të përfshirë në vdekjen e bashkëshortit të saj dhe arsyen pse ai dha frymën e fundit në “burgun e ujkut”.

“Unë dua të jetoj në një Rusi të lirë, dua të krijoj një Rusi të lirë, do të vazhdoj punën e Alexei Navalny”, shtoi Yulia Navalnaya.

“Unë nuk kam frikë, mos ki as ti. Ju ftoj të qëndroni pranë meje, të mos ndajmë vetëm trishtimin dhe dhimbjen që na ka përqafuar. Ju ftoj të ndani tërbimin dhe urrejtjen për ata që guxuan të vrasin të ardhmen tonë. Unë ju flas me fjalët e Alekseit, të cilat i besoj vërtet. Nuk ka turp të bësh pak ose aspak, të lejosh që të të trembin. Ajo që na duhet është një Rusi e lirë, paqësore dhe e lumtur. Rusia e mrekullueshme e së ardhmes që burri im ëndërronte. Kjo është ajo që na duhet”, tha gruaja e Navalny.

Deklaratat e vejushës së Navalny pasuan njoftimin nga përfaqësuesi i Alexei Navalny se nëna e tij dhe avokati i saj u penguan të shikonin trupin e politikanit 48-vjeçar rus të hënën në mëngjes në morgun ku thuhet se ishte dërguar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA