Bllokohen ilaçet me rimbursim/ Sistemi nuk funksionon prej gjashtë ditësh! Linja online mes qendrave shëndetësore dhe farmacive
19/02/2024 15:22
Prej gjashtë ditësh qytetarët që kanë nevojë për një rekomandim apo për barna të rimbursueshme nuk arrijnë t’i marrin, pasi sistemi elektronik nëpër qendra shëndetësore dhe në farmaci është i bllokuar.
E njëjta situatë është edhe në farmacitë me kontratë, me Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, të cilët japin barna me rimbursim por që mos funksionimi i sistemi elektronik u ka bllokuar punën.
Top Channel kontaktoi me Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, por përgjigja ishte se problemi vjen nga AKSHI.
Që në orët e paradites kemi kërkuar një përgjigje zyrtare nga AKSHI, por ende nuk ka një përgjigje as çfarë ka ndodhur dhe as kur do të rifillojë të funksionojë sistemi elektronik.
Top Channel