Deputeti Blendi Klosi i ftuar në “Breaking” në Top News ka treguar armën e fortë që ka PS-ja për të fituar një mandat të katërt.

Sipas tij PS-ja po përgatitet të fitojë mandatin e katërt, por jo për të qenë në pushtet, por për të krijuar për qytetarët shqiptarë një qevreisje më të mirë dhe një Shqipëri me vizion europain.

“Jo vetëm turizmi por në të gjitha fushat, në qoftë se nuk do kishim bërë reforma të baraslarguara nga e majta dhe e djathta. Në rast se nuk do kishim krijuar institucione të cilat do i shërbenin njëlloj si të majtës dhe të djathtës, në rast se nuk do të kishim luftuar kundër korrupsionit të vogël nëpërmjet teknologjisë dhe bërjes së mekanizmave antikorruptive, pra padyshim që ne do e kishim kërkuar mandatin e katërt. Por bërja e të gjitha këtyre edhe për prezantimin përpara qytetarëve një vizion që Shqipëria europiane kampion në Ballkan të turizmit, energjisë edhe një sërë të praktikave të tjera, pra krijimin e një poli të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor në Shqipëri nga pikëpamja ekonomike dhe nga pikëpamja e lidershipit në rajon, ne padyshim mund ta kishim të vështirë mandatin e katërt, por krijimi i të gjitha këtyre kushteve. Duhet të hysh në garë, që të hysh në garë duhet të jesh shumë i fortë, ka shumë kundërshtarë të fortë, por do jemi të përgatitur që të fitojmë mandatin e katërt jo për të qenë ne në pushtet, por për të krijuar për qytetarët shqiptarë një qeverisje më të mirë dhe një Shqipëri me vizion europian të 2030-ës”, u shpreh Blendi Klosi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA