“Anglia, mbështetje të re për reformën në drejtësi dhe policinë”/ Rama takim me ambasadorin britanik, Alastair King-Smith

19/02/2024 19:31

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me ambasadori britanik, Alastair King-Smith, për të ‘theksuar partneritetin e palëkundur mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar’.

Temë e diskutimit mes tyre ka qenë mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Reformën e Drejtësisë, përpjekjet kundër korrupsionit dhe policisë.

Ai i përcolli dakordësinë e Kryeministrit britanik, që Mbretëria e Bashkuar të mbështesë fazën tjetër të përpjekjeve të Shqipërisë për reformën e shtetit të së drejtës dhe anti-korrupsionin, përfshirë me Policinë e Shtetit dhe Gjyqësorin dhe presin që vizitat e nivelit të lartë të intensifikojnë bashkëpunimin.

Ata ranë dakord mbi hapat për të zgjeruar partneritetin tregtar mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, përfshirë edhe në fushën e Mbrojtjes, si edhe takimet e ardhshme të biznesit, të nivelit të lartë në Londër për të gjithë vende e Ballkanit Perëdimor“-thotë Ambasada britanike për takimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA