Një aksident ka ndodhur në Xibër të Dibrës.

A.U., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Xibër, ka humbur kontrollin gjatë drejtimit të automjetit të tij dhe është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë ka mbetur e lënduar një pasagjere, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e sektorit të Policisë Rrugore, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 28-vjeçarin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA