Kur bashkëshorti i Natalia Kyrkach-Antonenko, Vitalii, u vra në vijën e frontit duke luftuar Rusinë , ajo ishte 13 javë shtatzënë me vajzën e tyre, Vitalina.

Me humbjen e madhe të bashkëshortit, Kyrkach-Antonenko gjeti një kuptim, shpresë dhe qëllim të ri me lindjen e fëmijës së tyre.

Fëmija im është e gjithë jeta ime tani. Duke u kujdesur për vajzën time, në njëfarë kuptimi, vazhdoj të kujdesem edhe për burrin tim. Fëmija është vazhdimësia e tij. Vazhdimi ynë .”

Çifti kishte planifikuar gjithmonë të kishte një familje të madhe, edhe pasi Vitalii iu bashkua ushtrisë në prag të pushtimit të Putinit në vitit 2022, shkruan CNN.

Pas tentativave për shtatzëni që nuk u realizuan në ditët e para të luftës, të cilën ajo ia atribuon stresit, Kyrkach-Antonenko dhe burri i saj vendosën të ngrinin spermën e tij. Por, ajo mbeti shtatzanë përpara se të arrinin përfundimisht ngrirjen.

Pas vdekjes së tij në nëntor 2022, Kyrkach-Antonenko nuk hezitoi të përdorte spermën e ngrirë të burrit të saj për një fëmijë të dytë, por u trondit kur zbuloi se ligjërisht nuk i lejohej të përdorte spermën pas vdekjes, pavarësisht se kishte lejen e tij me shkrim.

Parlamenti ukrainas miratoi legjislacionin në shkurt për të lejuar dhe financuar përdorimin e spermës së ngrirë të ushtarëve në rast të vdekjes së tyre. Pasi presidenti Volodymyr Zelensky të nënshkruajë ligjin, për herë të parë do të lejojë vejushat e ushtarëve ukrainas të përdorin qelizat riprodhuese të partnerëve të tyre të vdekur  si spermatozoidet ashtu edhe vezët për të pasur fëmijë.

Ai gjithashtu do t’u mundësojë ushtarëve të plagosur të përdorin qelizat e tyre riprodhuese të ruajtura për të pasur fëmijë pasi lëndimet e tyre normalisht do ta bënin të pamundur këtë.

Për më tepër, CNN shkruan se shteti do të paguajë për të ruajtur këto qeliza të ngrira për tre vjet pas vdekjes së një ushtari mashkull ose femër, me klauzola që njohin në mënyrë specifike prindin biologjik të vdekur në certifikatën e lindjes së fëmijës. Aktualisht, qeveria do të paguajë për ngrirjen e qelizave riprodhuese.

Humbjet e Ukrainës në fushën e betejës mbahen  sekret, por zyrtarët amerikanë vlerësojnë se rreth  70,000 ushtarë janë vrarë dhe gati dyfishi i këtij numri janë plagosur.

Ky legjislacion mund të ofrojë një rrugë shpëtimi për familjet përtej varrit. Kyrkach-Antonenko planifikon të përdorë spermën e burrit të saj për të pasur të paktën një fëmijë më shumë: “një shok për Vitalinën. Kështu donte i shoqi”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA