Pensionisti peshkatar/ Llazar Pove, nga muzika te pasioni për detin dhe peshkimin

18/02/2024 14:11

Llazar Pove është një nga themeluesit e grupit të këngës qytetare fierake. Gjithë jetën ka pasur një  pasion tjetër, peshkimin me zhytje.

Në ditët me diell dhe kur kthjelltësia e detit lejon zhytjen, Llazarin e gjen në bregdetin e Semanit. Ky pasion ka lindur që në vitin 1970 kur ishte në shkollën e mesme. Në rrëfimin e tij për pasionin e zhytjes Llazari flet po me kaq pasion sa për muzikën.

Llazar Pove është sot pensionist dhe mosha nuk e ka penguar për t’u zhytur dhe peshkuar në ujërat e thella të Adriatikut në Seman.

Nuk ka rëndësi nëse nuk “qëllon në shenjë” siç thonë edhe peshkatarët pasi ky pasion e mban gjallë dhe i jep adrenalinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA