Muarrem i arrestuar sot nga një operacion i policisë së Shtetit dhe SPAK, dhe 2 personat e tjerë të shpallur në kërkim, dyshohet se po planifikonin të vrisnin në Vlorë Ines Hajrullën, sipas gazetares Dorjana Bezat.
Më herët në verë, u arrestua Amarildo Nikollin, i cili u kap nga policia e Vlorës me pistoletë me silenciator. Dyshohet se ai kishte ardhur në Vlorë për të kryer atentat ndaj Ines Hajrullës. Nikolli dyshohet se ka mbajtur nën vëzhgim, të gjitha ambientet që frekuentonte dhe posedonte biznesmeni, i cili iu ka shpëtuar më herët dy atentateve.
Ines Hajrulla është djali i biznesmenit vlonjat, Robert Hajrulla, Më 10 maj të 2019 në Vlorë, Inez Hajrulla u shpëtoi plumbave që u qëlluan nga një automjet në lëvizje. Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe, pranë Hajrullës.
Nga ana tjetër, 27-vjeçarit i është bërë atentat edhe në nëntor 2017, teksa iu vendos tritol në makinë po në lagjen ”Hajro Çakërri”. Ai humbi të dyja këmbët duke vendosur proteza, po shpëtoi. Pas ngjarjes ai u arrestua, pasi policia i gjeti një armë pa leje.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për Koroveshin dhe dy të tjerët, pasi dyshohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Top Channel