Vdekja e liderit opozitar rus, Britania e Madhe fajëson Putin: Do të mbajë përgjegjësi!

16/02/2024 15:52

Vladimir Putin “duhet të jetë përgjegjës” për vdekjen e Alexei Navalny, thotë Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar David Cameron në X.

Duke folur në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, Cameron e quajti Navalny “një luftëtar jashtëzakonisht të guximshëm kundër korrupsionit”, i cili “hoqi dorë nga gjithçka” për atë mbrojtur që besonte.

Cameron u shpreh i sigurt se nuk duhet të ketë dyshime për “natyrën e tmerrshme të regjimit të Putinit në Rusi pas asaj që sapo ka ndodhur”.

Aleksei Navalny, njëri prej kritikëve më të mëdhenj e të paepur ndaj Kremlinit dhe politikave të qeverisë aktuale ruse, ndërroi jetë në burg ku po vuante vite të tëra dënimesh që mbivendosnin njëri-tjetrin. Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të internetit, Shërbimi Federal i Qarkut Autonom të Yamalo-Nenets tha se zoti Navalny “u ndje keq” gjatë një shëtitje, “humbi vetëdijen” dhe shumë shpejt vdiq. Në njoftim theksohet po ashtu se personeli mjekësor nuk arriti të ndihmonte liderin e parehatshëm opozitar, ndërsa Tv Moska flet për një trombozë, por pa dhënë shumë detaje të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA