Reagon ashpër Kremlini: Gishti i drejtuar nga Moska për vdekjen e Navalny është i papranueshëm

16/02/2024 18:39

Ka ardhur reagimi i parë nga Kremlini pas vdekjes së kritikut dhe liderit opozitar rus, Alexei Navalny, duke hedhur poshtë akuzat se Putini është përgjegjës.

Çdo prentendim se Kremlini është përgjegjës për vdekjen e Alexei Navalny është “plotësisht i papranueshëm”, thotë zëdhënësi i Putinit Dmitry Peskov, siç raportohet nga agjencia ruse e lajmeve Tass.

Peskov thotë se reagimi i udhëheqësve perëndimorë ndaj vdekjes së Navalny ishte “histerik”.

Më herët, kryetari i parlamentit rus Vyacheslav Volodin fajësoi Perëndimin për vdekjen e kritikut të Kremlinit.

Alexei Navalny, njëri prej kritikëve më të mëdhenj e të paepur ndaj Kremlinit dhe politikave të qeverisë aktuale ruse, ndërroi jetë në burg ku po vuante vite të tëra dënimesh që mbivendosnin njëri-tjetrin. Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të internetit, Shërbimi Federal i Qarkut Autonom të Yamalo-Nenets tha se zoti Navalny “u ndje keq” gjatë një shëtitje, “humbi vetëdijen” dhe shumë shpejt vdiq. Në njoftim theksohet po ashtu se personeli mjekësor nuk arriti të ndihmonte liderin e parehatshëm opozitar, ndërsa Tv Moska flet për një trombozë, por pa dhënë shumë detaje të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA