Emrat/ Policit i shkrepet arma e shërbimit/ Plagos inspektorin gjatë stërvitjes, pezullohet nga detyra

16/02/2024 10:03
Foto ilustruese

Një inspektor është plagosur aksidentalisht nga kolegu i tij, pasi gjatë stërvitjes iu shkrep arma e shërbimit.

Sipas policisë, një ditë më parë rreth orës 12:40, në ambientet e Njësisë së Sigurisë Publike Tiranë, punonjësi i Policisë Inspektor Konstandin Çipi gjatë përgatitjes për stërvitje, dyshohet se nga pakujdesia i ka shkrepur arma e shërbimit dhe për pasojë është plagosur në këmbë, punonjësi i Policisë Inspektor Xhojsi Lamaj i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa punonjësi i Policisë është pezulluar nga detyra.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe veprimet procedurale për këtë rast po kryhen nga AMP.

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka filluar një hetim të thelluar administrativ për mosrespektimin e procedurave standarde për mbajtjen dhe administrimin e armëve të brezit, nga punonjësit e Policisë.

Në përfundim të këtyre veprimeve, Prokuroria, Policia Gjyqësore dhe AMP kanë nisur hetimet  Kostandin Çipi për plagosje nga pakujdesia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA