Është arrestuar pas disa orësh autori i dyshuar i plagosjes me thikë mëngjesin e sotëm në lagjen “Skanderbeg” të Shkodrës.
Në pranga ra A.Gj., i cili pas një konflikti të çastit ka plagosur me thikë një 22-vjeçar të identifikuar si Amatio Gjoka.
Policia thotë se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
“Ky shtetas dyshohet se më datë 16.02.2024 rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.“-njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel