Nga Agron Gjekmarkaj
1) Hapi i dytë.
Gjithçka dje për mua nisi nga fillimi.
Asgjë nuk ishte si më parë. Magjia e iluzioneve u këput si ushkur i vjetëruar brandavekesh. Cullak mbrëmë përballë realitetit. Guri i zi i Sizifit u rrokullis prapë mbi mua.
Pas asaj simbolikes, shkuam në mbledhje avash avash drejt selisë. Lajmi se vetë zonja Garo do na priste me kafe e kumel bëri të veten. Jermi i konfliktit të gjatë duhej lyer me pak ëmbëlsi.
Nuk qe ashtu. Një përsherimë e idhët si bryma u përhap aty këtu në shenjë proteste.
Na u premtua që pas betejës do shfaqej për saluto. Unë dhe Lideri në perspektivë Gazi shkuam si Luku me Tukun të menduar. Pas nesh Sajme Korreshi e Lefko Gështenja si Coli e Loli plot hare.
Ankthi i paemër mori fund kur mbërriti Kryezëvendës Lideri Muli mbështjellë me një tis enigme e misteri siç ja lyp koha. Na ngjatoi një nga një dhe më pas na frymëzoi për qëndresë. Mondi rënkoi nga kënaqësia. Xhela u shkryth nga befasia. Dhurata Çupi bashkë me syzet ka katër sy dhe sheh kudo qime në përpeq.
Oerdi është bërë pak më zemer se zakonisht kohët e fundit. Albana pothuaj më e dashur aq sa më propozoi si udhëheqës të rebelimit të djeshëm. E gatshme që nën urdhërat e mia të shkonim drejt sublimes e esfelit. Më mallëngjeu. Tanimë me ka xhan. Çdo mendojë Jorushi?!
Pafajësia e saj me ç’armatosi dhe ju gjegja si i zënë në faj “po unë moj bekime nuk di të jap urdhëra e as të marr”. Mangësitë më stolisin. Do zhgënjehet shumë partia prej meje në këtë drejtim, u vrenjta.
Nuk ishte as Salianji ai që çdo të mirë i gjen një të keqe e çdo të keqeje një të mirë. Virani kushedi ku nomatis proçka!
U armatosem me besimin në fitore e armë të tjera. Vrapuam drejt luftës. Tritani mbante një obiçe në krah. Ludoviku i tha të gjejmë një mushkë po nuk pranoi se nga përvoja e di që ajo që duket ka vlerë në politike.
2) Interpelanca Muço -Arbi -Mamica! Blinken si intermexo.
Hymë në sallë. Gratë u bënë krenaria jonë. Na zbardhen faqen. Ina me një dorë filmonte me tjetrën mbante një pankartë. Kundër regjimit me gojë buçiste. Njeriu orkestër do ja kishte zili.
Mamica krejt nektarin e nurin e Qeverisë mbi supe si velenxe mbante. E zymtë sikur kishte fjetur brënda një ëndrre me djaj, izmin e Babos mori për të bërë interpelancë me Muçon.
Në oborr Muço zymbyli e quajti Blinkenin koleg duke harruar kolegun Lavrov që e sponsorizoi në ditë të keqe (do shenonte qoftëlargu Salianj).
Ndersa erdhen bilbilat në lëmë nën zë flitej se Blinken sapo Babo po i ziente kafen e qeramit i qënkesh hakerryer, si na e bëtë këtë?
Babua ishte hutuar. Ç’kam bërë Padishah ? Sekretar i vëndit të madh ankuar ishte .
Arber Agallia prej tre muajsh nuk po e mbron më Ameriken e as vetë atë nga rreziqet qe po i kanosen . Ai udhen ka marrë per ta darovitur këtë punë i trazuar.
Babo e qetesoi duke i rrefyerr angazhimin me porosi të tij në një interpelancë në emer të sojliut Muço . Por do ju mbrojë sëshpejti.
Bana , Arberin e gjorë e deboi nga foltorja duke i thënë “do të kopanis po u afrove “. Elda Hoti si tarzan u hodh dhe karten i mori me skermitje -“fole?!….ta nduka mjekren zullap”. Pikerisht ajo Elda me pamje engjellore ta shtryll gjakun nga vetulla qerratesha.
3) Ndezullia e Tezes dhe retrospektive mbi asamblenë
Tezja ishte veshur si Zelenski. Si një sorkalle e pa ngarkuar motesh vraponte e shpenguar. Fjalimin në Asamble e kishte lexuar me delegim. Lajtmotivin “nga fitorja në fitorje” perçoi. Dje, Beles e cila partinë e ndjen në deje, i çoi një kafe të pjekur në zjarr jugu nën shikimin e vagelluar të Ogit e cila buzeqesh gjithnjë e më pak për fatin e njeriut. Filxhanin e mori sapo rrufitja u krye. Do zihet me Nikoqirin kush e terezit më safi, se Ulsiu nuk merzitet mjaft që kafja të bjerë rehat në mide.
Toni me qortoi për cinizmin tim ndaj Hyut. Nuk e kuptova cilit prej Zotave i referohej se mua me psalmet e Babos me zë i ngrati gjumë.
Kosta i Gramozit dhe Lindites duke kafshuar gishtat nynykaste per mua “qerratai i menduar/në Tabir nuk ka qetesi/me Fred Xhaferrë krah per krah/silloisur si ai/”
Ismet Beqiri dhe Bujari i Lushnjes shikonin njëri tjetrin me xhelozi profesionale rapsodesh.
Atyre u ishte besuar të shkruanin himnin e asamblesë. Njeri do fitojë.
Ismeti ishte perqendruar tek dy shkuarjet në banjo të shokut Gramoz ndersa Bujari tek qendresa pa levizur gjashtë orë e Namikut.
Ndersa për atë pesë minuteshe të Babos në yzyrhane u caktua një grup pune me Bafton , Damon dhe Braçen për të kuptuar kush janë liberalet e konservatoret kush.
Gjatë mungeses së tij rëndi dhe qetësia i qenë besuar Klosit te cilin salla e respektoi me muhabet.
Fjalimin e Dilos ministrja e re e qoshes që ënde si dihet emri po e konspektonte si shtysë per sukses.
Babua ënderron që të gjithë një ditë të flasin si njeriu i mirë Dilo, me atë gezim, besim e dliresi. Gonxhe ka filluar ta bëjë. Çuçi po studion fort. Shalsi besohet se e arrin.
Laerti ënde se ka kapur atë persosje. Ben Pllumi po ecen mire. Etilda ju korigjon gabimet. Ajo është pasqyra ku shihen. Bora me hodhi një shikim të meshirshem.
4) Enigma e Jorushit , pritja per zonjen Garo dhe kthimi i luftetarve në kerkim të dermanit.
Jorushi i Tabakeve nuk dihet ku ishte a per të na lënë vetem apo per të manifestuar vetminë e saj noprane kush e di?!
Ajo diku larg mendon mos e do çojmë si Ifgjininë në Aulidë.
Tek mbaja mbi supe Luan Baçin të plagosur nga hasmi u kthyem në oborr të selisë.
Drobitur nga plaget e keputur nga lodhja u shtrimë nën lisa e qeparisa.
Zonja Garo zbriti si nga qielli, vuri melhem aty ketu. Helidon Bushatit i duhej një kusi plot. Bledion Nallbati lypte veç një buzqeshje se barnat duhen kursyer,vikati mos u bëni qaramanë. Tek qemtoja monë e shkuar atij trazimi zonja Kalaja kaloi pranë e na tha “ah çamarrokë çamarrokë mjaft hodhet vickla, jo keshtu jo ashtu-gjepura, gjepura, por në vathen e Doktorit erdhet por ja bëtë zemren mal ama”.
Lideri ne perspektive Gazi duartrokiti e tha ” e verteta na bën të lirë, ne ishim rober të paqartësisë, mendojmë njesoj”. Zonja Kalaja i tha të kam falur, hallall dhe e perqafoi si evlat.
Me një zhgun të erret , lidhur me konop, si të Marin Barletit silueta e Alfred Leles tek shkruante “Pd e rrethueme” na mbante në mbikqyrje.
Tek kronika mbyllet ndanë mejhanes ku jam ulur me një celular në dorë po kalon Mimi di Puccini se jetojmë të dy në një lagje por shihemi rrallë o sa rrallë edhe pse pikat mbi qelq vinë verdallë.
Ajo i jep leje dites të behet natë dhe kesaj të fundit të sherojë plaget e dites, të pikellimeve e melankolive që shkaktoi mos mbajtja e interpelances me Mamicen. Na kishtë marrë ai zuzar mall që ti ndjenim zënë atë sokellimë që bën terbiet të madh e të vogël.
Top Channel