24/11 22:56
“Nuk e di nëse duhet ta besoj këtë lajm të tmerrshëm apo jo”, është ky reagimi i parë i bashkëshortes së Navalny, kritikut të Kremilinit që humbi jetën sot në burg.
Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Yulia Navalnaya tha se lajmi për vdekjen e burrit të saj deri më ka vetëm burime shtetërore dhe se nuk mund ta besojë
“Ne nuk mund t’i besojmë vërtet Putinit dhe qeverisë së tij,” thotë ajo.
Më pas ajo shton se nëse lajmi për vdekjen e burrit të saj është i vërtetë, Putini dhe aleatët e tij duhet të mbajnë përgjegjësi personale për të dhe për gjithçka që “po i bëjnë Rusisë”.
“Unë po i kërkoj të gjithëve që janë këtu të bashkohen dhe të ndihmojnë në ndëshkimin e regjimit rus,” tha Navalnaya.
Top Channel