Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar në platformën “X” teksa po zhvillon vizitën e tij të parë në Shqipëri.
Ai ka falenderuar Ambasadën Amerikane për punën në reformën zgjedhore dhe forcimin e partneriteteve ushtarake.
“Faleminderit Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për punën tuaj të rëndësishme në prioritetet kyçe, nga ndihma për rivendosjen e mijëra aleatëve afganë deri te mbështetja e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe forcimi i partneriteteve tona ushtarake”, shkruan Blinken në “X”.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ndodhet aktualisht në Kryeministri, ku po zhvillon një takim kokë më kokë me kreun e qeverisë, Edi Rama.
Në përfundim të takimit që po vazhdon me dyer të mbyllura, pritet që të ketë një konferencë për mediat.
Ai gjithashtu është takuar më parë edhe me presidentin e vendit Bajram Begajn në presidencë.
Top Channel