Tre persona janë vënë nën hetim, pasi u konfliktuan një ditë më parë në Korçë.

Ngjarja ndodhi në lagjen numër 8 të qytetit. Nga hetimet, rezulton se 33-vjeçari me iniciale S.S. ka shkuar në banesën e shtetasit Xh. H. dhe e ka goditur atë në parakrah, me mjet prerës.

Pas këtij incidenti, 26-vjeçari me iniciale Xh.H. ka marrë edhe vëllanë e tij, 30-vjeçarin me iniciale R.H. dhe kanë shkuar në shtëpinë e shtetasit S.S., duke e goditur me mjete të forta thyer xhamat e automjetit të tij. Ky i fundit ndodhet ende në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që të tre këta shtetas do të hetohet nga Prokuroria e Korçës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA