Një 40-vjeçar në Elbasan ka ushtruar dhunë fizike ndaj rojës së shkollës “Qamil Gurunjaku”.

Ndaj D. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, ka nisur hetimi në gjendje të lirë thotë policia, pasi mesditën e djeshme, ka kallëzuar një shtetas 70 vjeç, se gjatë punës si roje e një shkolle 9-vjeçare, shtetasi D. K., për motive të dobëta, e ka goditur me shuplakë, në fytyrë.

Ngjarja e rëndë ka tronditur prindërit dhe mësuesit të shkollës “Qamil Guranjaku” të cilët shprehen shqetësimin e tyre për ngjarjen e ndodhur në oborrin e shkollës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA