“Reforma në drejtësi nuk ka qenë e thjeshtë”/ Blinken: Anëtarë të krimit të organizuar po përfundojnë në gjyqe

15/02/2024 18:15

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, deklaroi se reforma e drejtësisë në Shqipëri nuk ka qenë e lehtë.

Blinken shtoi se sot anëtarët e krimit të organizuar po përfundojnë në procese gjyqësore.

Ai tregoi se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në hapat e rëndësishëm të anëtarësimit në BE.

“Kemi diskutuar se ti si bëjmë institucione më llogaridhënëse ndaj qytetarëve shqiptarë sepse reforma në drejtësi në Shqipëri nuk ka qenë e thjeshtë dhe e shpejtë, por ne kemi nisur të shohim rezultatet. Sot kam pasur mundësinë të takohem me prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët janë duke drejtuar reforma kryesore.

Është re rëndësishme të kuptohet se anëtare të krimit të organizuar po përfundojnë në procese gjyqësore. Ky është një proces dhe vazhdon të bëhet përpara ne do të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë në këto hapa të rëndësishëm për anëtarësimi në BE dhe që populli meriton.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA