Një 28-vjeçar në këkrim për disa vjedhje në Durrës ka rënë në prangat e policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, vunë në pranga Renato Metën si dhe nisënm hetimet për një 17-vjeçar, i cili ka bashkëpunuar me 28-vjeçarin në vjedhje.
Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin:
-më datë 14.02.2024, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit A. M., në lagjen nr. 14;
-më datë 11.02.2024, kanë tentuar të vjedhin pajisje, në një magazinë në pronësi të shtetasit R. B., në lagjen nr. 14;
-më datë 30.01.2024, kanë vjedhur një laptop, në banesën e shtetases P. G., në lagjen nr. 13;
-më datë 26.01.2024, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetases M. T., në lagjen nr. 13;
-më datë 13.01.2024, kanë vjedhur pajisje, në banesën e shtetases M. Xh., në lagjen nr. 13.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer ata, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.
Top Channel