Karabinierët kanë vënë në pranga vëllezërit Luppino, djemtë e Giovanni Luppino, të akuzuar se kishin mbrojtur të arratisurin bosin Cosa Nostras, Matteo Messina Denaro, i cili vdiq më 25 shtator 2023.

Policia arrestoi mëngjesin e së martës, vëllezërit Antonino dhe Vincenzo Luppino me urdhër të lëshuar nga gjyqtari hetues në Gjykatën e Palermos.

Të dy janë nën hetim për ndihmë dhe nxitje për moszbatim të dënimeve të rënduara për bandën mafioze Cosa Nostra.

Sipas hetimeve, dy të arrestuarit së bashku me babain e tyre Giovanni Salvatore, aktualisht i ndaluar, kanë kontribuar në mbrojtjen e bosit të mafias. Vëllezërit Luppino i kanë ofruar bosit të mafias Matteo Messina Denaro ndihmë, gjatë kohës që ai qëndronte i fshehur.

Analizat e të dhënave telefonike, vëzhgimi i imazheve, videove dhe provat shkencore gjenetike “gozhduan” vëllezërit Luppino. Messina Denaro e kaloi gjysmën e jetës së tij i fshehur dhe menjëherë pas kapjes së bosit tjetër mafioz, Totò Riina, ai u bë i pagjurmueshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA