Në periudhën mes viteve 1991-1992, u krijua edhe grupimi i dytë i madh në Tiranë që shtrinte influencën nga stacioni i trenit deri te ish restorant Durrësi.
Në krye të grupit ishte Naim Zyberi. Rreth tij, emrat më të spikatur të grupit ishin vëllezërit Hasa, Keta dhe Franc Konomi. Naim Zyberi ishte me origjinë nga Kukësi. Ashtu si Gaz Muça, kishte vuajtur dënim në burgjet e komunizmit. Ai u lirua me amnistinë e vitit 1991, që nxori në liri të dënuarit politik apo ata për krime të lehta.
Sipas disa dëshmive në fund të viteve 80’, Naim Zyberi ishte konfliktuar me Gaz Muçën. Ky i fundit e kishte sulmuar me thikë, por Naim Zyberi kishte refuzuar të kallëzonte në polici agresorin. Ndërkohë që një pjesë tjetër e dëshmitarëve të kohës, shprehen se këta dy persona nuk kishin patur asnjëherë ndonjë problem me njeri tjetrin. Veç egos që të tregonin se kush ishte më i fortë.
“Mua nuk më rezulton që Gazmend Muça kishte konflikt me këta. Konflikti i vetëm ishte që Gaz Muça ishte një i fortë në Tiranë dhe këta ja kishin frikën”, u shpreh gazetari, Roland Qafoku.
Gaz Muça dhe Naim Zyberi do të përfshiheshin në një hasmëri të egër mes tyre. Vrasje brutale që do të zhvendoseshin edhe jashtë Shqipërisë. Gjeneza e konfliiktit ishte një grabitje ordinere.
Në Mars të vitit 1992, Taulant Muça i merr me forcë motorrin një djali të zonës pranë ish restorant Durrsit. Taulanti, ishte vëllai i vogël i Gaz Muçës. Episodi kishte si dëshmitar një prej gangësterëve të zonës, Franc Konomin, që ishte krahu i djathtë i Naim Zyberit. Ai, vendosi të reagojë për të vënë në vend nderin e grupit të tij, që e konsidronte veten mbrojtëse të zonës. Konomi dhunon vëllain e të fortit të “Rrugës Bardhyl” dhe i kërkon që të mos kthehet më aty.
“Ai kishte një vëlla që për hir të së vërtetës herë pas here i thoshte ore ti do ma hash kokën mua… e dinte gjithë lagja këtë, ai ishte çapkën i hedhur nuk ishte natyra e Gazit”, u shpreh gazetari, Roland Qafoku
Nuk u mësua asnjëherë nëse Taulant Muça i tregoi vëllait të tij, Gazit, për këtë incident. Pavarësisht kësaj, tensioni mes dy grupeve u rrit.
“Naim Zyberi, Franc Konomi dhe të gjithë personazhet e tjerë e kishin frikë thjeshtë se ishte i fortë. Ndodhi një incident historia e famshme e një pëllëmbe ndaj Taulantit dhe fakti është që Taulanti kurre nuk i tha Gazit që ai më qëlloi me pëllëmbë por këta kishin frikë se ai do tja kishte thënë dhe se ai tani do na bëjë ndonjë gjë ne dhe nga kjo erdhi vrasja”, u shpreh gazetari, Roland Qafoku.
Top Channel