Inside Story/ Ekzekutimi si në filma i Zyberit, ish-prokurori: Skenar i njëjtë me mafian italiane

14/02/2024 21:55

Pas vrasjes së Grorit, Naim Zyberi largohet në Itali.

Por, kundërshtarët bien në gjurmët e mikut të tij që ishte i pranishëm në vrasjen e Artur Grorit. Po në vitin 1997, në zonën e njohur si “Selvia”, ekzekutohet pranë një lokali 29-vjeçari. Autorët e ngjarjes nuk u zbuluan kurrë edhe pse dyshimet binin mbi Arben Grorin dhe dy miq të tij tropojanë.

Ai kishte nisur gjuetinë e hakmarrjes për të vëllanë dhe u vu në ndjekje të Naim Zyberit, që e konsideronte armikun kryesor. Grori lidh aleancë me Gerd Gjinararin. Ky i fundit, nuk hezitoi pasi në të shkuarën ishte marrë peng dhe ishte dhunuar nga Naim Zyberi.

Në atë kohë Gerd Gjinarari, u shpërngul nga Gjermania në Itali për relaizimin e planit. Ata hartuan planin për ekzekutimin e Naim Zyberit, pasi e gjurmuan për disa ditë në qytetin e Milanos.

Grori e pikasi në një lokal ku hapi zjarr duke e plagosur rëndë. Zyberi u dërgua në spitalin San Paolo të Milanos për të marrë ndihmën mjeksore. Ai ruhej te dera nga dy oficerë policie që qëndronin 24 orë.

Mjekët pas disa ditësh e cilësuan gjendjen e Naim Zyberit si të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Por Arben Grori dhe Gerd Gjinarari nuk hoqën dorë. Paraditen e 6 gushtit të 1997 ata i japin fund të fortit Naim Zyberi në shtratin e spitalit. Gjinarari dhe Grori futen në spital me një tufë me lule ku kishin fshehur një pistoletë me silenciator.

Ata prezantohen si të afërm të pacientit Naim Zyberi dhe pasi përshëndeten me dy policët që ruanin të plagosurin, futen në dhomën e tij. Pa humbur kohë, qëllojnë disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Policët nuk dëgjuan asnjë krismë. Autorët e krimit dalin qetësisht nga dhoma dhe largohen.

Krimi do të zbulohej pak minuta më vonë nga sinjali i emergjencës së aparaturave. Infermierja hyn në dhomë për të parë pacientin dhe e gjen Naim Zyberin e vdekur dhe të mbuluar nga gjaku.

“Ju keni parë sic ndodh edhe nëpër filma kur ndodh në spiatle apo qëndra ku ndiqen aktivitte kulturore apo fetare kundërshtarët gjenjnë momente kur ti je i shpenguar dhe realizojnë vrasjen. Kështu i ndodhi edhe Naimit. U maskuan si njerëz të afërt të tij që po shkonin për ta parë dhe e ekzekutuan”, u shpreh gazetari, Roland Qafoku.

U vra siç vriten njerzit e organizatave kriminale Ndrageta, Kamorra me lule me gjëra dhe u asgjesua në spital’ u shpreh ish-prokurori, Shkëlqim Hajdari

“Ne e kemi marrë nga media italiane, një person u fut me një tufë lule në dhomë dhe e vrau. Kjo ishte një vrasje që e trondit Tiranën dhe atë që quhet bota e të fortëve. Për këtë kemi një këngë e vetmja këngë për personazhe të botës së krimit, është ajo për djemtë e rrugës Bardhyl”, u shpreh gazetari, Roland Qafoku.

Kjo është kënga e cila u realizua për djemtë e rrugës bardhyl. Një këngë që u orkestrua nga Osman Mula.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA